Rama udhëton në Dubai, i bashkohet Samitit Botëror për Klimën

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2023, 10:12 | Politikë

Rama udhëton në Dubai, i bashkohet Samitit Botëror për

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në Samitin Botëror të Veprimit të Klimës COP28.

Kreu i qeverisë është takuar në Dubai me Sheikhun Mohammed bin Zayed Al Nahyan, President i EBA, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres si dhe me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Presidenca e COP28 fokusohet në arritjen e rezultateve, përmes një agjende, për të transformuar angazhimet dhe premtimet në përparim të prekshëm në adresimin e krizës klimatike.

Kjo përfshin ofrimin e një përgjigjeje gjithëpërfshirëse dhe vendimtare për të kontribuuar në ridrejtimin e botës në rrugën e duhur për veprimin e klimës.

Sipas OKB, Toka tani është më e ngrohtë me rreth 1,1 gradë Celsius se sa ishte në shekullin e 19-të.

Qëllimi i Marrëveshjes së Parisit është të parandalojë që temperatura globale të kalojë 1,5 gradë mbi nivelet paraindustriale, pasi ky konsiderohet si kufiri për të shmangur pasojat më të këqija të mundshme të ndryshimeve klimatike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos