Drafti i PS-së për Komisionet Hetimore, Brahimllari: Amnisti e Ramës për veten dhe të vetët

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 21:47 | Politikë

Drafti i PS-së për Komisionet Hetimore, Brahimllari: Amnisti e

Partia Socialiste ka depozituar ne Kuvend draftin e saj me ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore parlamentare. Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, pohoi se me prezantimin e këtij drafti, synohet respektimi i balancimit të pushteteve, që sipas saj nuk kishte funksionuar siç duhet.

“Hetimi parlamentar nuk mund të njëhesohet me një hetim penal,” deklaroi ajo.

Megjithatë, për nënkryetarin e Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari projektligji është thjesht një lloj amnistie e Ramës për veten dhe të vetët.

“Është një përpjekje serioze e mazhorancës për të kopsitur një herë e mirë ligjin, të mos hetohen shkeljet e bëra nga shumica,” tha ai.

Sipas tij, Kongresin, kryesocialisti Edi Rama do ta përdorë pikërisht për t’u dhënë zemër të vetëve për këtë amnisti.

Ndërsa, analisti Plator Nesturi vlerësoi se kemi të bëjmë me një projektligji që e bën të vështirë ngritjen e dhe funksionimin e komisioneve hetimore. Ai po ashtu, kritikoi opozitën që me sjelljen e mbajtur deri më sot vetëm sa ka çuar ujë në mullirin e mazhorancës.

“Faktikisht nuk është se arrin diçka duke agravuar situatën, por duke thënë idetë e tua në parlament. Duke bërë debat, jo tymuese."

Në studio u fol edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, një skenar ky është parë si opsion së fundmi.

“Tensionimin e situatës, mazhoranca mund ta shfrytëzojë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.”

Ky skenar duket i parealizueshëm për Brahimllarin i cili thotë se kryeministri dhe të vetët kanë ende çështje për të mbyllur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos