Zëra për Reformë Zgjedhore Rama-Basha? Këlliçi: Ka tentativa për të “çimentuar” në pushtet kryeministrin

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 22:10 | Politikë

“Ka një tentativë të një pjese të caktuar të opozitës për të propozuar një ndryshim në Kodin Zgjedhor, për t’i dhënë primin kësaj qeverie dhe për ta çimentuar në pushtet Edi Ramën”. Kështu u shpreh Belind Këlliçi në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, duke iu referuar një marrëveshjeje Basha-Rama.

“Nuk do të doja të shkonim drejt kësaj situate. Nuk e faktoj dot këtë gjë, por kur ka tentativa për ta çuar në një Reformë Zgjedhore tripolare, me tre përfaqësues, kur pastaj të ndahen dy përfaqësues kundër njërit dhe të vendosin veton, sigurisht më lind e drejta të aludoj që mund të shkohet në këtë drejtim”, deklaroi Këlliçi.

Belind Këlliçi komentoi edhe reagimin e ndërkombëtarëve për bllokimin e punimeve të Kuvendit.

“Ishte i vonuar në kohë, por korrekt. Ishte edhe i shumëpritur pasi nuk e di se çfarë duhet të ndodhte më në Parlament që ndërkombëtarët të kishin një qëndrim. Por, nga ana tjetër nuk jam që këtë çështje të na i zgjidhin ndërkombëtarët”, tha Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos