Sali Berisha zgjodhi ditën e Fiter Bajramit për të zhvilluar një tryezë të rrumbullakët me temë “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”. Në fjalën e tij kreu demokrat theksoi se PD do të jetë e angazhuar ndaj një politike, që do të kthejë në Shqipëri të rinjtë shqiptarë, kudo ku ndodhen dhe punojnë. Sipas tij në këtë fushatë janë 58 kandidatë për zgjedhjet e 11 majit nën moshën 40 vjeç.
“Tani ne jemi në fushatë zgjedhore dhe kam folur me drejtuesit, dhe e kuptojmë se fytyra e fushatës tonë, të jetë fytyra juaj, shëmbëlltyra e fushatës tonë të jetë fytyra juaj dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë. Kjo të jetë shëmbëlltyra më e mirë e cila duhet të përhapet në mbarë vendin. Puna më intensive gjatë këtyre 40 ditëve, do të bëhet prej kush, sepse dinamizmi, dinamika juaj është jetësore dhe do të tregojë shëmbëlltyrën e vërtetë të PD. Në këtë fushatë, ka 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç. Kjo është mosha e pranueshme për ta quajtur dikë të ri. Ne do të jemi të angazhuar ndaj një politike, e cila do të kthejë të rinjtë shqiptarë, kudo që ndodhen, kudo ku punojnë në botë, dhe po të shikosh sot në mbarë botën më të famshmit mes shqiptarëve janë të rinjtë”.
Berisha solli shembullin e Mira Muratit dhe Dua Lipës si shqiptaret më të njohura në botë.
“Le të marrim Mira Muratin. Ajo është magjistarja e inteligjencës artificiale dhe Dua Lipa, ndoshta është zëri më i bukur sot në skenën botërore”.
Sipas kreut demokrat ideja e kthimit të trurit, u diktua prej largimit të trurit. Ai theksoi se të rinjtë do të jenë pjesë substanciale e qeverisjes.
“Ne u përballëm me një largim, një eksod të madh gjatë viteve të fundit. Në këtë kontekst për ne kthimi i shqiptarëve na e ka bërë më të vështirë komunikimi me ta, është i një rëndësie të veçantë. Në vitet 2005-2013, kur filluam administratën kishim gjithsej 1.5 përqind të punësuar që kishin përfunduar jashtë Shqipërisë dhe kur përfunduam projektin e kthimit të trurit e mbaruam me 21 përqind në administratë. Më tepër se 50 përqind e tyre iu shtuan stafit akademik të universiteteve, shqiptarë që vinin nga vende të ndryshme. Më pas ata u zëvendësuan nga militantë dhe patronazhistë, meqenëse ishin shumë të angazhuar me dijet e tyre. Njoh shumë prej tyre të cilët kanë ikur dhe punojnë në vende të tjera. Por ne nuk duhet të shkurajohemi, por të punojmë që gjërat të shkojnë më mirë. Ajo që departamenti tregoi, duke punuar si opozitë punoi shumë më mirë për tu afruar pranë të rinjve dhe ka meritën e padiskutueshme që është afruar me të rinjtë. Këta të rinj do të jenë pjesë substanciale e administratës së ardhshme. Do të jenë pjesë substanciale e qeverisjes tonë dhe ne kemi shumë nevojë për kontributin e të rinjve. Ai kontribut është jetik. Misioni nuk mund të realizohet pa energjinë dhe ëndrrat tuaja. Dhe ëndrrat tuaja do ti japin të ardhmen këtij vendi”.
(A2 Televizion)