Rama vazhdon ironitë me Bashën: Luli ka lindur me këmishë nate, gjumi e do shumë...

Nga A2 CNN
19 Mars 2025, 11:00 | Politikë

Rama vazhdon ironitë me Bashën: Luli ka lindur me këmishë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të mërkurë ironitë me ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili tashmë është nën drejtimin e forcës së re Euroatlantike

Ai tha se Lulzim Basha ka lindur me këmishë nate dhe gjumi e do aq shumë sa e mban për vete. “Basha është një njeri që gjumi e do aq shumë sa e mban për vete. Ka njerëz që lindin me këmishë, Luli lindi me këmishë nate.

Kemi në listat tona kandidatë që vijnë direkt nga ana tjetër. Dekanen e Fakultetit Ekonomik të Vlorës, e kemi nga çadra. Rrinte atje, Rama ik, sot është në listën e mbyllur, sepse gjërat evoluojnë. Luli nuk evoluon sepse është i përsosur. I lindur i përsosur. Një njeri që gjumi e do aq shumë sa e mban për vete, është i përsosur. Ka njerëz që lindin me këmishë, Luli lindi me këmishë nate”, tha Rama.

Ndërkohë, nga Elbasani ku prezantoi kandidatët për deputetë, Rama bëri ironi edhe me Dash Sulën, i cili u largua nga Partia Demokratike.

Kreu i qeverisë u shpreh se Partia Socialiste është një shtëpie e hapur për të gjithë, madje dhe për deputetin Sula, i cili sipas tij fillimisht ai duhet të “pastrohet nga morrat e kënetës”.

“Nesër që mileti demokrat del nga këneta se thahet, mund të kërkojnë alternativën e tyre. PS është një shtëpi e hapur, këtu ne jemi të hapur edhe për blunë. Nuk jemi këtu për të mbyllur derën. Përveç salamandrave të kënetës. Dash Sula mund të hyjë në proces se mbase një ditë vjen dhe Dash Sula, por si fillim duhet të dezinfektohet, duhet të heqë gjithë morrat e kënetës”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos