Partia Socialiste nuk tërhiqet nga projekti i saj për ta ndarë vendin në 64 njësi vendore, pavarësisht kundërshtive. Opozita dhe protestat qytetare janë një problem dytësor për të majtët, pasi shqetësimi kryesor deri të enjten e 8 tetorit është që të shuhen zërat kundër brenda mazhorancës, si Vullnet Sinaj apo Erion Braçe.
Kreu i grupit socialist, Taulant Balla, pas mbledhjes së grupit, u kujtoi “rebelëve” të partisë statutin, me të cilin do të përballen nëse dalin kundër vendimit politik.
Taulant Balla: Socialistët nuk tërhiqen nga propozimi i tyre, njëanshmërisht, edhe nëse kjo mund të sjellë cenimin e reformës zgjedhore.
Të enjten, në Parlament, harta e re territoriale kërkon 84 vota. Për shkak të kundërshtimit të opozitës, mazhoranca nuk duhet të ketë asnjë mungesë apo votë kundër, që të mos e rrezikojë nismën e saj. (A2 Televizion)