Deputetët e opozitës kanë dorëzuar një kërkesë për marrje mase disiplinore për tre deputetë të PS, Plarent Ndreca, Erion Brace dhe Ilir Metaj.
Kërkesa i është drejtuar Klotilda Bushkës për marrjen e masave disiplinore për Plarent Ndrecën, Erion Braçen dhe Ilir Metajn. Komisioni do duhej të ishte mbledhur brenda 48 orës, por në kundërshtim me rregulloren, komisioni i etikës nuk është mbledhur, shkruan A2.
Kërkesa lidhet me ngjarjet që ndodhën në mbledhjen e fundit, ku pjesë e debatit u bë dhe Erion Braçe, i cili replikoi në distancë me Albana Vokshin. (A2 Televizion)