Partia Demokratike, grupimi i Rithemelimit, ka vendosur që të mos marrë pjesë në supekomisionin antikorrupsion, të propozuar nga Partia Socialiste.
Vendimi është marrë ditën e sotme, pas mbledhjes së grupit që u mbajt në seli.
Kështu, opozita i përgjigjet negativisht ftesës së kryeministrit Edi Rama të bërë nga parlamenti, i cili u tha se ndonëse nuk do i japin votës në Kuvend, të paktën të mos bojkotonin Komisionin “për të mirën e tyre”.
Në publik prej tre javësh tashmë është artikuluar se shumica kërkon të ndërhyjë te SPAK, gjë të cilën Rama e hodhi poshtë duke premtuar mbështetje pa kushte ndaj strukturës së posaçme, mbështje të cilën, sipas tij, opozita nuk e ka të sinqertë.
Me miratimin e rezolutës, tashmë Grupi Parlamentar i PS-së do të dërgojë për miratim në Parlament projektvendimin për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar. (A2 Televizion)