Romina Kuko: Ja pse PS-së i duhet një mandat tjetër 4-vjeçar

Nga A2 CNN
23 Mars 2025, 20:57 | Politikë

Romina Kuko: Ja pse PS-së i duhet një mandat tjetër

Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme, kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, është edhe kandidate për deputete nga PS-ja në Qarkun e Korçës. Ne emisionin "Off the Record" me Andrea Danglli në A2 CNN, ajo tha se pse Partisë Socialiste i duhet edhe një tjetër mandat 4-vjeçar.

“Le ta konsiderojmë këtë periudhë të gjatë si një projekt shumë të gjatë, të cilin ne e kemi marrë pothuajse nga fillimi dhe tani po e çojmë drejt kurorëzimit që është anëtarësimi në BE. Mandati i arrshëm 4-vjeçar është mandati i vulosjes së integrimit dhe më në fund përfundimin e një kalvari shumë të gjatë përjashtimesh në të cilat Shqipëria ka qenë në këto vite të vështira për politikën.

Ky mandat duhet për të krijuar stabilitetin e nevojshëm dhe për të çuar përpara reformat dhe të firmosim atë traktatin me BE-në dhe të lëmë një gjurmë në histori në mënyrë që edhe borxhin që i kemi si prindërve dhe fëmijëve tanë ta konsiderojmë të shlyer”, tha Kuko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos