Replikat me Ramën në distancë, Edi Paloka: Lul Basha është pjesë e humorit shqiptar, s’ka qenë kurrë lider

Nga A2 CNN
23 Mars 2025, 15:39 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur se ish-kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka qenë kurrë lider.

Komentet Paloka i bëri në një intervistë në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku komentoi replikat në distancë Rama-Basha në rrjetet sociale.

Paloka tha gjithashtu se tashmë Basha është pjesë e humorit shqiptar, duke marrë shkas nga videot e fundit që nxjerr në rrjetet sociale.

“Basha s’ka qenë kurrë lider, ka qenë kryetar i PD-së, por kurrë lider. Kam qenë nënkryetari, njeriu më afër atij politikisht nga gjithë të tjerët. Lider nuk ka qenë kurrë. Kur më pyesin tani për Lul Bashën kam një përgjigje format. Unë nuk e ndjek tani Lul Bashën.

Këto memet dhe qyfyret më dalin në Facebook, por kaq, nuk më intereson tjetër. Është pjesë e humorit shqiptar, por ka kaluar në banalitet tani. Dikush i kishte thënë Lolitës që Rama e ka gjetur strategun, ka marrë Lul Bashën.

Ai po përdor dikë që ka 4 vite që po e përdor. Rama ka 12 vite në qeveri dhe nuk ka bërë kurrë një program. Fakti që këtu është normalizuar e keqja, nuk është ndonjë gjë e madhe për ne mo”, tha mes të tjerash Paloka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos