Rrëzohen amendamentet e PD për fonde shtesë për QSUT dhe barnat e rimbursueshme

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2024, 12:22 | Politikë

Rrëzohen amendamentet e PD për fonde shtesë për QSUT dhe

Me votat e mazhorancës janë rrëzuar në Kuvend amendamentet e 9 deputeteve demokrate për shëndetësinë, me në fokus Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në amendamentin e PD kërkohej “të çelet një fond i posaçëm për blerjen e një pajisje PET Skaner dhe dy pajisje akseleratore në QSUT, Tiranë. Fondi i posaçëm parashikon të përfshijë edhe shpenzimet për mirëmbajtjen e për qellim funksionimin e pandërprerë të pajisjeve. Ky fond detajohet dhe përdoret me vendim të Këshillit te Ministrave”.

Po ashtu propozohej rritja e fondeve të ilaçeve të Spitalit Onkologjik, me jo më pak se 15 milionë euro shtesë.

Në një tjetër amendament PD kërkonte rritjen me 50% të fondeve për barnat e rimbursueshme me 60 milionë euro shtesë.

AMENDAMENTET E PD:

1. Rritja me 1% të PBB-së të buxhetit të shëndetësisë (rritje graduale me 1% çdo vit) - Tritan Shehu

2. Pezullimi i pagesave buxhetore për tre PPP-të në shëndetësi (përveç dializës) - Albana Vokshi

3. Shtimin e fondit prej 1 miliard lekë për qeset tumorale - Albana Vokshi  (u rrëzua)

4. Shtimin e 0.5 miliard lekë për rimbursimin LMC - Albana Vokshi  (u rrëzua)

5. Rritja me 10% e pagave të gjithë administratës publike (përveç pagave të drejtuesve të lartë) - Sorina Koti

6. Rritja me 20% e pagave në shëndetësi - Sorina Koti

7. Rritja e fondeve të ilaçeve të Onkologjikut (10% të akcizave duhan alkool, jo më pak se 15 mln euro shtesë) - Zheni Gjergji (u rrëzua)

10. Rritja me 50% e fondeve për barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtesë) - Zheni Gjergji (u rrëzua) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos