Ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i Policisë Muhamed Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT në polici, Ervin Muça do të dëshmojnë para komisionit hetimor për të dhënat e TIMS në 4 Qershor.
Mbledhja është parashikuar që të nis në orën 12:00 me dëshminë e parë nga Taulant Balla. Më pas do të jenë dhe zyrtarët e tjerë që do të pyeten nga deputetët.
Kjo mbledhje pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi zyrtarët e lartë kanë deklaruar se do ndajnë informacione sekrete. Mbledhja e TIMS ishte parashikuar të zhvillohej këtë të martë, por për shkak se deputetët e komisionit nuk janë pajisur ende me certifikata sigurie takimi është shtyrë me një javë.
Mbledhja e fundit u shoqërua me debate të shumta, ku hera-herës mori dhe trajtat e një show. Pas 8 orësh debati procedural, nuk pati dakordësi mes palëve dhe asnjë nuk dha dëshminë para komisionit.
(A2 Televizion)