Kuvendi i Shqipërisë pritet të mbajë sot seancën e radhës, në rendin e ditës së të cilës janë parashikuar dhe dy interpelanca, të kërkuara nga deputetët e opozitës.
Interpelanca e parë është ajo me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, kërkuar nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Ndërkohë, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Mes pikave të tjera në rendin e ditës është projektligji për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajrore, projektligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, ratifikimi i disa protokolleve, si dhe zgjedhja e kryetarit dhe një anëtari në Entin Rregullator të Energjisë. (A2 Televizion)