Alibeaj: Aministia Penale, prova që PS dhe Rithemelimi janë kundër SPAK-ut

Nga A2 CNN
1 Maj 2024, 20:14 | Politikë

Alibeaj: Aministia Penale, prova që PS dhe Rithemelimi janë

Enkelejd Alibeaj, i ftuar në studion e “Ditarit” nga Bruna Çifligu në A2 CNN, deklaroi se “sot është krijuar një front i gjerë anti SPAK, majtas e djathtas”.

“Prova më e freskët për këtë ishte ajo që kaloi para 3 javësh, Amnistia Penale. U bënë bashkë 110 vota për të. Besoni se kishin kaq merak për rreth 700 të dënuar? Jo. Ajo ishte thjesht një provë për të treguar që përballë një armiku të përbashkët që kanë, dhe ky është SPAK-u. Ata u bënë bashkë për t’i thënë SPAK-ut që të ketë kujdes, se po guxoi që të hetojë në nivelet më të larta, ata (PS dhe Rithemelimi) mund të bëhen bashkë dhe të ndërmarrin akte legjislative kundër SPAK-ut. Në 25 prill përfaqësuesit e të dyja palëve thonin se nuk do të përfitojnë të dënuarit e SPAK-ut, por kjo doli të ishte gënjeshtër. Ka pasur të amnistuar nga këta dhe kjo do të vazhdojë ende”, tha Alibeaj.

“Ky është sinjali më dekurajues që Parlamenti i jep SPAK-ut në momentet kur po e ndjejmë të gjithë që ai po avancon në majën më të lartë të piramidës. Përveç kësaj, drejtuesi i SPAK-ut prezantoi raportin e punës dhe aty kishte problematika për statusin e prokurorëve. Pas 9 viteve ata duhet të kthehen në vendin e mëparshëm të punës dhe ata duhet ta kenë të qartë fatin e karrierës së tyre pas 9 viteve. Së dyti, kishte thirrje për mungesë këshilltarësh; kishte ende vende të paplotësuara vende të prokurorëve; kishte ende vende të paplotësuara në BKH...”, shtoi Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos