Besmir Semanaj deklaroi se “për herë të parë në historinë e Shqipërisë, protesta arriti të thyejë algoritmin”.
Në një lidhje direkte me studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, eksperti IT tha se gjithmonë “algoritmi kontrollohej nga qeveria, me aplikacionet ku pjesëtarët e PS renditeshin dhe merrnin pikë nga numri i “like”-ve dhe “share”-ve që bënin”.
“Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, protesta arriti të thyejë algoritmin. Sepse algoritmi kontrollohej nga qeveria, me aplikacionet ku pjesëtarët e PS renditeshin dhe merrnin pikë nga numri i “like”-ve dhe “share”-ve që bënin, dhe masiviteti i qytetarëve në protestë bëri që për herë të parë Edi Rama të humbë luftën në fushëbetejën ku ndihej më i sigurtë. Tani po ankohet për algoritmin. Në ditët e para të protestës, algoritmi u bë “pis” pasi nisi lufta hibride nga qeveria me lajme “fake”, deklaroi Semanaj. (A2 Televizion)