Kalaja: Dua të garoj për Tiranën, e kam gati platformën për të fituar

Nga A2 CNN
30 Shtator 2025, 21:06 | Politikë

Kalaja: Dua të garoj për Tiranën, e kam gati platformën

“Duke parë që disa figura që duhet të kandidonin, duke rrezikuar pak nga vetja, refuzuan për ta bërë një gjë të tillë, jam vetofruar”.

Kështu u shpreh Adriana Kalaja, Kryetare e Gjykatës së Apelimit të PD, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, duke folur për garën për Bashkinë e Tiranës.

“Jo se kam thënë dua të kandidoj, por i kam shfaqur disponibilitetin tim Partisë Demokratike. Platformën e kam gati sepse, për kujtesë të publikut, kam garuar në primaret e vitit 2022 për zgjedhjet e 2023”, tha Kalaja.

Kur u pyet nëse do të ishte dakord që kandidati të ishte vetë Sali Berisha, Kalaja u përgjigj: “Patjetër, nëse ka mbështetje. Zoti Berisha ka bërë fushatë spektakolare, ndërkohë që ata të listës së mbyllur flinin gjumë. Kemi problemet tona, nuk kemi bërë ende analizën e brendshme se ku çeduam. Nëse nuk gjejmë gabimet, nuk zgjidhim dot problemet për zgjedhjet e ardhshme. Nëse nuk dalim dot me një figurë fituese, kush më mirë se zoti Berisha mund ta bëjë këtë, aq më shumë që jemi koshientë se ato 500 mijë vota janë të Sali Berishës, na pëlqen apo jo neve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos