Shqipëria hap një tjetër grupkapitull me BE, Sikorski: Jetik për integrimin ekonomik

Nga A2 CNN
14 Prill 2025, 19:45 | Politikë

Shqipëria hap një tjetër grupkapitull me BE, Sikorski: Jetik

Shqipëria ka hapur këtë të hënë grupkapitullin e dytë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Konferenca e katërt ndërqeveritare u zhvillua në orën 18:00 dhe u drejtua nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosłaë Sikorsi, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe Komisioneres Evropiane për Zgjerim Marta Kos.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Radosłaë Sikorski theksoi se kapitujt që hapëm sot janë jetikë për integrimin ekonomik të Shqipërisë.

“Ambicia e presidencës polake për zgjerimin ka qenë diçka që kemi punuar pareshtur krah për krah me komisionin. Kapituj që hapëm sot janë jetikë për integrimin ekonomik në tregun ebrendhsmë të be. Mbulojnë fusha kyçe ekonomike. reformat do cojnë në ëprputhshëmri ekonomike me BE, do të  rrisin mundësi tregtare dhe do ta bëjnë shqiëprinë më tërheqëse për investimet”, theksoi ai.

Grupkapitulli i dytë i negociatave i hapur sot është “Tregu i Brendshëm” dhe përmban;

- Kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave)

- Kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve)

- Kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime)

- Kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit)

- Kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare

- Kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale)

- Kapitulli 8 (Politika e konkurrencës)

- Kapitulli 9 (Shërbimet Financiare

- Kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).

Kujtojmë që në tetor të 2024-ës, gjatë kohës që Hungaria mbante presidencën e Bashkimit Europian, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, atë të kapitujve “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës. Ndërsa pak javë më pas, më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos