Drejtuesi i koalicionit 'Djathtas për Zhvillim', deputeti Dashamir Shehi, ka bërë një thirrje për të gjithë komisionerët dhe numëruesit që të mos preket asnjë votë, pasi sipas tij, kush tjetërson vullnetin e qytetarëve do të përballet me drejtësinë.
Shehi përmes një postimi në Facebook, tha se koalicioni 'Djathtas për Zhvillim' ka ngritur një grup vëzhguesish që do të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor dhe atë të numërimit të votave.
"PO JU VËZHGOJMË!
Kush numërues apo komisioner guxon të prekë qoftë edhe një votë të koalicionit 'Djathtas për Zhvillim' në 11 maj, do të përballet menjëherë me forcën e ligjit dhe do të burgoset! Ne kemi ngritur një ekip të gjerë vëzhguesish që do të jenë në ç'do qendër votimi dhe numërimi, për të kapur ç'do shkelje të mundshme. Mos luani me vullnetin e qytetarëve, do e pësoni!", ka shkruar Shehi në faqen e tij zyrtare në Facebook. (A2 Televizion)