“S’ka natë që...”, vjen reagimi i parë nga mazhoranca pas "lejes" së Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2023, 21:08 | Politikë

“S’ka natë që...”, vjen reagimi i parë nga

Pak orë pasi Kuvendi i hoqi imunitetin Sali Berishës, duke i hapur rrugë arrestimit të tij, ka ardhur edhe reagimi i parë nga qeveria.

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka postuar në Facebook një foto të Sali Berishës në Kuvend, ndërsa shkruan një shprehje të Shekspirit.

“S’ka natë që s’ka gdhirë, sado qoftë e gjatë.”

Postimi i Elisa Spiropalit

Kujtojmë që sot Kuvendi miratoi me 75 vota pro kërkesën e Prokurorisë së Posaçme mbi autorizimin për arrestimin e deputetit Sali Berisha përmes zëvendësimit të masës së sigurimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos