Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi të shtyjë për të shtunën caktimin e masës së re të sigurisë për e Sali Berishën. SPAK kërkon arrest në shtëpi dhe ndalim të komunikimit me persona të tjerë përtej familjes.
Këtë vendim të rëndësishëm, në aspektin personal dhe profesional, Berisha zgjodhi që ta presë në shtëpinë e tij, në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Ai u pa të mbërrinte në shtëpinë e tij, në një kohë kur në GJKKO nisi seanca.
Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” në aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai ka thënë se gjitha është një gjyq politik, me qëllim eliminimin e opozitës. (A2 Televizion)