
Sot është heshtja zgjedhore, ndërkohë që ditën e diel, në 5 bashki të vendit do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale, për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shpërndarë materialet zgjedhore në 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, shkruan A2 CNN.
Policia ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Blutë kanë marrë në ruajtje 9 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve, si edhe 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi.
Kjo duket si fushata më jo tipike, pasi kandidatët e kanë zhvilluar fushatën e tyre pa protagonizëm politik dhe as liderët e partive të mëdha, Rama e Berisha, nuk janë shfaqur në asnjë miting apo takim elektoral.
Partia Demokratike dhe opozita zyrtarisht nuk kanë kandidatë të regjistruar në siglën e tyre, por kanë deklaruar mbështetjen për disa emra të cilët janë shpallur si të pavarur, të cilët do të jenë përballë 5 socialistëve por edhe disa emrave të tjerë.
Kujtojmë se mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027, përcjell A2 CNN. (A2 Televizion)
