Sot mbyllen aplikimet për vakancat në Komisionin Rregullator në KQZ, në listë 7 kandidatura

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 11:05 | Politikë

Sot mbyllen aplikimet për vakancat në Komisionin Rregullator në

Sot (më 23 tetor) mbyllet afati për aplikimet për pesë vendet vakante në Komisionin Rregullator në KQZ. A2 CNN mëson se deri më tani kanë aplikuar 7 kandidatë. Në listën e kandidatëve që mbështeten nga PS përfshihen Ilirjana Nano, e cila kryeson aktualisht Komisionin Rregullator dhe Dritan Çakaj anëtar në detyrë. Mësohet se për një vend në komisionin rregullator ka aplikuar në Kuvend edhe Bledar Skënderi, ish-anëtar i KQZ deri në vitin 2020.

Mes tyre me mbështetjen e Partisë Demokratike janë Helga Vukaj, e cila aktualisht është pjesë e Komisionit Rregullator dhe Arben Ristani, ish-kryetar i KQZ-së.

Komisioni Rregullator përbëhet nga pesë anëtarë tre të propozuar nga shumica dhe dy nga opozita dhe ka rol vendimtar në administrimin e proceseve zgjedhore.

7 kandidatët që kanë aplikuar:

Shkëlqim Sula

Ilirjana Nano

Juliana Hoxha

Arben Ristani

Helga Vukaj

Dritan Çaka

Bledar Skënderi (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos