Spiropali: Kemi dyfishuar buxhetin për drejtësinë, çdo qytetar meriton të marrë shërbim evropian

Nga A2 CNN
26 Shtator 2024, 11:41 | Politikë

Spiropali: Kemi dyfishuar buxhetin për drejtësinë, çdo

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me institucionet e pavarura paraditen e së enjtes.

Spiropali tha se është dyfishuar buxheti për drejtësinë dhe është shtuar stafi që shërben në institucionet e drejtësisë, raporton A2.

"Kemi dyfishuar buxhetin për drejtësinë. Rekrutimet në drejtësi janë bërë dhe do të bëhen me meritokraci. Duhet të mbrojmë viktimat e dhunës, kryesisht gratë dhe fëmijët. Ne dëshirojmë që reformat që bëhen në institucionet tona të jenë të frytshme", theksoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit shtoi se Shqipëria sot është në një tjetër stad të zhvillimit dhe se qytetarët shqiptarë meritojnë të marrin një shërbim europian.

"Askush nuk mund të hyjë në veprimtarinë e institucioneve të pavarura. Shqipëria europiane kërkon institucione që veprojnë me përgjegjshmëri. Çdo qytetar shqiptar meriton të marrë shërbim europian", u shpreh Spiropali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos