Superkomisioni antikorrupsion, Kuvendi e miraton me 73 vota pro

Nga Fjorela Beleshi
6 Qershor 2024, 18:40 | Politikë

Kuvendi ka miratuar Komisionin antikorrupsion me kryetar Fatmir Xhafajn, me 73 vota pro.

Abstenoi Bujar Leskaj, ndërsa kundër votuan Dashnor Sula, Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj, Tritan Shehu dhe Dashamir Shehu.

“Xhaketa e vjetër” socialiste që udhëhoqi Reformën në Drejtësi 8 vite më parë, është përzgjedhur nga Edi Rama për të qenë në krye të kësaj strukture së bashku me Klotilda Bushkën, Eduard Shalsin, Etilda Gjonajn, Evis Kushin e Toni Gogun. 

Ndërkohë, po me 73 vota pro, është miratuar edhe Komisioni për Dezinformimin, me kryetar Erion Braçen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos