Në rubrikën “Sy m’sy”, ku iu përgjigjet pyetjeve të qytetarëve, kryeministri Edi Rama është ndalur sot tek ekonomia.
Sipas kreut të qeverisë, ekonomia nuk është kurrë aq mirë sa duhet, por krahasuar me kohën kur kjo mazhorancë mori detyrën, krahasimi i shifrave është mbresëlënës.
“Dhe nga ana tjetër, respektimi i standardeve demokratike i një drejtësie europiane që nuk mund të justifikojë qasje dhe metoda të sigurimit të shtetit është një tjetër betejë për t’u bërë, por ama në mënyrë konstruktive. Si aleatë dhe partnere të drejtësisë, pushtete të ndara. Dhe patjetër dhe në mënyrë shumë të vendosur sepse nuk mund dot të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv, nuk mund dot të cenohen te drejta për të marrë vendime, nuk mund dot të trysnohet administrata e shtetit, punonjësit e shtetit. Nuk mund dot të paragjykohen.
Dhe një gjë tjetër, nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Unë uroj që kjo do të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet dot kurrën e kurrës që ne të kthehemi në kohëra kaq të errëta saqë kush merret me politikë të survejohet. Përpjekja e përbashkët për të luftuar dhe për krimet elektorale bëhet secili në pozicionin e vet kushtetues dhe në llogoren e vet. Dalja nga këto pozicione është ndërhyrje flagrante në liritë dhe të drejtat politike të shqiptareve dhe të përfaqësuesve të tyre. Kështu që të gjitha këto janë me rëndësi për t’u diskutuar”, tha Rama. (A2 Televizion)