Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka uruar kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen në krye të qeverisë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në reformat që çojnë Shqipërinë drejt anëtarësimit në union.
“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë Ministrave me rastin e marrjes së detyrës. Me një përpjekje të vazhdueshme në miratimin dhe zbatimin e reformave të nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë qëllimin e saj ambicioz për mbylljen e negociatave të pranimit në BE deri në fund të vitit 2027”, thuhet në mesazhin e postuar në platformën ‘X’.
Po ashtu në mesazhin e urimit theksohet: “Ne mezi presim të punojmë së bashku me të gjithë palët e interesuara shqiptare për të arritur këtë moment të rëndësishëm në dobi të popullit shqiptar”.
Congratulations to Prime Minister @ediramaal and all Ministers on their taking office. With a sustained effort in adopting and implementing the necessary reforms through transparent and inclusive processes, Albania can achieve its ambitious goal of closing EU accession… (A2 Televizion)
— EU in Albania (@EUinAlbania) September 22, 2025