Politologu Afrim Krasniqi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, komentoi rezolutën e Parlamentit shqiptar që shpalli Iranin shtet që financon terrorizmin.
“Është një nga sjelljet tipike për të krijuar lajm ndërkombëtar. Unë sot kisha një takim me një nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe ata kishin një shprehje shumë të bukur. Thanë: “Po, është shumë i suksesshëm në raport ndërkombëtar, por ka probleme në qeverisjen e vendit tuaj dhe një lidership që ka probleme dhe kur themi ka probleme, nuk ka probleme respekti, por ka probleme korrupsioni dhe keqqeverisje”. Kush na i krijon garancinë që ky qenka lideri dhe modeli që ne duhet të na dalë përballë sfidave të tilla gjeopolitike? Ne nuk i kërkojmë gjëra të tilla dhe unë jam kundër këtyre alarmeve”, tha Krasniqi.
“Na futën tmerrin në kohën e Covidit, na futën tmerrin edhe në kohën e luftës së Kosovës. Unë kam parë dokumente zyrtare që janë skandaloze se si është sjellë Tirana në zyrat e shtetit, duke pritur që do bombardohen çdo pesë minuta. T'i lëmë këto teoritë konspirative dhe të kalojmë te shteti serioz, anëtari i NATO që do të hyjë në Bashkimin Europian. Të mos shpikim gjëra të mëdha, por të bëjmë atë që ka bërë çdo vend tjetër.
(A2 Televizion)