"Të mos votohet pr.ligji për statusin e magjistratëve", PS nuk e pranon kërkesën e PD

Nga A2 CNN
17 Shtator 2026, 09:22 | Politikë

"Të mos votohet pr.ligji për statusin e magjistratëve",

Partia Demokratike ka bërë një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës në Parlament.

Selia blu kërkon që të mos votohet projektligji për statusin e magjistratëve, dhe të vijojnë konsultimet me sistemin e drejtësisë. Megjithatë burime për A2CNN Fjorela Beleshi bëjnë me dije se kjo kërkesë nuk do të pranohet nga PS. 

Mazhoranca ka parashikuar që të miratojë këtë të enjte në seancë ndryshimet për rishikimin e pagave të magjistratëve.

Për këtë, magjistratët deklaruan se, nëse veprohet në mënyrë të njëanshme, do të shkojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese.

"Të mos votohet pr.ligji për statusin e magjistratëve", (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos