Abuzohet seksualisht 12-vjeçarja në Tiranë, në pranga tezja dhe djali i hallës

Nga Igli Çelmeta
17 Shtator 2026, 08:57 | Kronikë

Abuzohet seksualisht 12-vjeçarja në Tiranë, në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për abuzim seksual ndaj një vajze 12-vjeçare. Në pranga kanë rënë tezja e saj, 32 vjeçe, dhe djali i hallës, 29 vjeç, të cilët dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me të miturën.

Rasti është zbuluar pas bashkëpunimit të shkollës me policinë. Sipas të dhënave paraprake, dyshimet janë përforcuar edhe nga pamjet filmike të gjetura në celularin e të miturës, të cilat janë sekuestruar si pjesë e hetimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos