
Presidenti Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin e Besfort Lamallarit nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme.
Po sot, kreu i shtetit dekretoi emërimin e Ervin Demos në detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme.
Më 11 shtator kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri. Me lëvizjen e re, Ministria e Brendshme do të zgjerojë gjithashtu fushën e përgjegjësive, pasi në strukturën e saj do të përfshihen edhe çështjet që lidhen me pushtetin vendor.


(A2 Televizion)