Sot masa për 12 protestuesit e arrestuar te “Zogu i Zi”, një grup mbështetësish mblidhen para gjykatës

Nga Armand Bajrami
17 Shtator 2026, 09:41 | Kronikë

Sot masa për 12 protestuesit e arrestuar te “Zogu i Zi”,

Sot në orën 10:00 dalin para Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë 12 protestuesit e arrestuar të hënën në rrethrrotullimin e "Zogut të zi" në kryeqytet.

Në mbështetje të tyre pranë gjykatës mbërriti një grup protestuesish që brohorasin "lironi çunat" dhe "nuk jeni vetëm".

Kujtojmë që gjatë protestës pranë shkollës "Qemal Stafa" u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, ndërsa këta të fundit kërkonin zhbllokimin e rrugës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos