Ballkani nën kërcënimin e Serbisë? Paralajmëron gjenerali amerikan: Ka vende të tjera që përfitojnë

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 20:44 | Politikë

Gjenerali amerikan Wesley Clark ka paralajmëruar për rrezikun e rikthimit të dhunës në Ballkan. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ish-komandanti suprem i NATO-s gjatë ndërhyrjes së vitit ’99 në Kosovë, gjenerali Wesley Clark theksoi se përveç Serbisë, disa vende të tjera do të përfitonin nga dhuna në Ballkan.

“Mendoj se ka disa kombe në kthimin e dhunës në Ballkan. Ka dhe vende të tjera që do të përfitonin nga dhuna në Ballkan”, u përgjigj ai kur u pyet nëse ngjarje të së shkuarës mund të rikthehen në të sotmen në këtë Ballkan.

Ai tha se Europa ka frikë nga kërcënimi rus, po deklaroi se nuk kishte informacion specifik për ndonjë lidhje të mundshme mes Moskës, Beogradit dhe vendimit të sotëm të Hagës.

“Mendoj se historia duhet shkruar, por po them këtë. Gjykata Ndërkombëtare është një institucion i rëndësishëm dhe ligji ndërkombëtar është po aq i rëndësishëm për të ecur përpara, por është gjithmonë subjekt i interpretimeve dhe i pushteteve dhe fuqive që e zbatojnë ato dhe në Europë nuk duhet të harrojnë tragjedinë e Ballkanit. Mendoj se ka edhe një lloj frike në Europë nga kërcënimi rus. Mendoj se kombinimi i këtyre të dyjave e bën të vështirë ndoshta vendosjen e një autoriteti për të bërë vizionin që është thelbësor në përparimin e demokracisë. Nuk kam ndonjë informacion specifik mbi këtë çështje dhe nuk di çfarë t'ju them”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos