“Sot iu bë një dhuratë Serbisë dhe Rusisë”, Koçi për vendimin e Hagës: I fyer çdo shqiptar

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 21:06 | Politikë

Një dhuratë Serbisë dhe Rusisë e ka cilësuar politikani Petro Koçi vendimin e sotëm të gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se ka fyer çdo shqiptar dhe ka shkaktuar indinjatë të thellë.

“Edhe unë personalisht jam ndier i fyer dhe besoj çdo shqiptar, çdo ish luftëtar i UÇK dhe politikan shqiptar është ndier i fyer. Dhe kjo ka shkaktuar indinjatë të thellë sidomos fakti që gjykatat e trupi gjykues është shprehur vendimin në emër të popullit të Kosovës dhe e dyta fraza që përmendte për një bashkëpunim kriminal të gjithë atyre që po dënoheshin. Sot i është bërë një dhuratë Serbisë dhe Rusisë pas saj”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij Vuçiç e Dodik do të donin që dënimi të ishte kundër krimeve të njerëzimit. Ndërsa indirekt dënimi e godet rëndë luftën e UÇK-së.

“Vuçiç e Dodik do të donin që dënimi të ishte kundër krimeve të njerëzimit. Por tashmë kemi një vendim të Gjykatës së Hagës që e ka shpallur pavarësinë e Kosovës legjitime. Kështu që ky proces nuk mund të vinte në këtë status pavarësie nëpërmjet një procesi që përfshinte krime kundër njerëzimit. Fraza e gjykatësit është një diplomaci se referencë për të pastruar luftën e UCK, por indirekt dënimi e godet rëndë luftën e UÇK, pavarësiht se në gjykimin tonë është e pastër”.

Duke e cilësuar një vendim më shumë politik se gjyqësor, Koçi thekson se përpjekjet tani duhet të bëhen me avokatët për ta çuar në Apel, ndërsa politikës i mbetet diplomacia

“Vendimi është më shumë politik, se gjyqësor ka lidhje edhe me situatën aktuale gjeopolitike në botë dhe mendoj që përpjekja duhet bërë tek avokatët për të shkuar në apel politikës i mbetet vetëm diplomacia”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos