
Tensionet në protestën e PD-së kanë nisur direkt pas përfundimit të fjalimeve, kur policia ndërhyri menjëherë sapo nisi hedhja e fishekzjarreve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë.
Policia shpërndau me forcë turmën, ndërkohë që edhe deputetët demokratë Flamur Noka dhe Luçiano Boçi u lënduan nga spraj lotsjellës.
Protestuesit u zhvendosën drejt ambienteve të Kuvendit, ku pritet të vijojë tubimi.
(A2 Televizion)