Momente tensione janë regjistruar këtë të martë dhe në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës, ku këshilltarët e djathtë u përpoqën të ndalonin fjalën e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe rendin e ditës.
Nga ana e tij, A2 raporton se Veliaj tha se askush nuk mund ta bllokojë Tiranës, teksa e paralajmëroi opozitën se me këtë sjellje do të humbasë edhe në zgjedhjet e ardhshme.
“E drejta e fjalës nuk fitohet duke i hequr fjalën dikujt tjetër. Flet kryetari dhe pastaj flisni çfarë të doni. Unë e di që kërkoni dhe qeveri teknike, por nuk ua jap dot unë. Qeveri teknike kërkohet kur ka krizë mazhoranca dhe jo opozita. Nuk e bllokoni dot Tiranën, bjerini me dorë, me kokë. Tirana do të ecë përpara. E di që doni të bllokoni shkollat e reja, kreditë e buta. Bjerini sa të doni, do t’i ndërtojmë prapë. Çdo gjë që prishni do të humbni 1% të votave. Profesor jeni më të mirë se kaq. Mos i bini më daulleve, do të humbni prapë në maj”, tha Veliaj, rapoton A2.
Pas fjalës së kryebashkiakut, Këshilli miratoi mes zhurmës 18 pikat në rendin e ditës. (A2 Televizion)