Drejtuesja politike në Partinë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli ka dhënë një mesazh falënderimi për shqiptarët që jetojnë jashtë të cilët iu përgjigjën thirrjes për të votuar.
Sipas Topallit një numër i madh emigrantësh kanë ardhur në Shqipëri këtë të dielë për të dhënë një mesazh patriotizmi.
“Falënderoj qytetarët jashtë që janë regjistruar dhe që kanë votuar për një kthesë historike. Me mijëra kanë ardhur sot për të sjellë një mesazh patriotizmi për të gjithë shqiptarët se ditën kur ata duhen janë këtu dhe dinë si të votojnë”, tha Topalli. (A2 Televizion)