Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, reagon Rama: Shqipëria e gatshme për çdo ndihmë

Nga A2 CNN
16 Mars 2025, 10:16 | Politikë

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, reagon Rama: Shqipëria e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë me 50 viktima të dhe 118 të plagosur në Maqedoninë e Veriut. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare shpreh ngushëllimet për këtë ngjarje të rëndë, si edhe gatishmërinë për ndihmë ndaj shtetit fqinj.

“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdo qoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, shkruan Rama.

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në një klubin e natës “Koçani Pulse” në të cilin rreth 1500 të rinj, duke ndjekur një koncert të një grupi të famshëm vendas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos