Mbështetësit e Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë protestuan edhe këtë të martë para bashkisë së Tiranës. Qëllimi edhe këtë herë ishte po i njëjtë, dorëheqja e Erion Veliaj, por skenari ishte ndryshe.
Tubimi dukej se do të ishte i qetë, pasi opozitarët shpalosën një sërë posterash duke kthyer sheshin para bashkisë në galeri arti.
Përveç pankartave dhe posterave, opozitarët para policëve vendosën edhe disa goma të përdorura dhe një çantë të mbushur me shishe me benzinë. Akuzat e Belind Këlliçit dhe toni kërcënues i tij, duket se nxiti protestuesit që të tentonin ndezjen e zjarrit.
Tentativa përndezjen e zjarrit...Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, sërish gomave ju vu zjarri dhe godina e bashkisë u mbulua nga reja e zezë e tymit.
Pas qëllimit të parë të arritur, opozitarët tentuan dhe heqjen e gardhit metalik, por tentativat e tyre nuk rezultuan të suksesshme.
Me premtimin se protesta do të përshkallëzohet opozitarët u larguan drejt selisë, ndërsa sheshi para bashkisë u konsiderua edhe këtë herësi skenë krimi nga autoritetet. (A2 Televizion)