Zyrtarizohet vizita e Melonit në Tiranë dhe vendtakimi me Ramën

Nga A2 CNN
4 Qershor 2024, 09:13 | Politikë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, do të vizitojë Shqipërinë në datën 5 qershor në vendin tonë.

Sipas qeverisë italiane, Meloni do të takohet me kryeministrin Edi Rama në Shëngjin, aty ku do të ndërtohen kampet e emigrantëve, pas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, për të pritur të gjithë emigrantët e Lindjes së Mesme që i drejtohen Italisë.

Vizita e kryeministres Meloni vjen në kuadër të Javës Italiane të Kulturës në Shqipëri, ndërkohë që punimet për qendrën pritëse të emigrantëve në portin e Shëngjinit pritet të përfundojnë në vjeshtë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos