"Vizita" e radhës në SPAK, Kryemadhi mban "sekret" dëshmitarët: Jo gjyq të shkurtuar

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 23:15 | Politikë

"Vizita" e radhës në SPAK, Kryemadhi mban "sekret"

Deputetja Monika Kryemadhi ishte në SPAK, në zbatim të masës së sigurimit “detyrim për paraqitje”.

Në lidhje me depozitimin e dosjes ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta në gjykatë, Kryemadhi tha se nuk do të kërkonte gjyq të shkurtuar, shkruan A2.

Pa zbardhur emra, ajo tha se do të kërkonte dëshmitarë shumë interesantë në proces. 

“Dosja ka zbritur nga kati i tretë në kat të parë. Kështu që, nuk është se ka ndonjë qamet... Ajo që bën përshtypje është se nuk do të ketë, për mua, gjykim të shkurtuar, pasi përveçse do të kërkoj dëshmitarët që ka thirrur SPAK-u, do të kërkoj edhe shumë dëshmitarë të tjerë sepse të gjithë ata që janë thirrur, asnjëri nuk ka asnjë deponim kundër meje apo zotit Meta. Unë shikoj një shpërdorim detyre dhe një tejkalim kompetencash, përveçse diskriminim dhe intimidim që ka përdorur SPAK-u ndaj bizneseve të ndryshme. Do të shikoj thirrjen edhe të disa dëshmitarëve të tjerë, janë emra shumë interesantë”, tha Kryemadhi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos