All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

U përjashtua nga Komisioni i Etikës, Saimir Korreshi: Do hamë pensionin e plakës, do hamë grosh

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 16:22 | Politikë
All - Paragraf - 1

U përjashtua nga Komisioni i Etikës, Saimir Korreshi: Do hamë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur për gazetarët fill pasi doli nga mbledhja e Komisionit të Etikës, i cili mori vendimin për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës, të cilët një ditë më parë penguan punimet e Kuvendit.

All - Paragraf - 3

Korreshi duke ironizuar u shpreh se, nuk i intereson se nuk do të marrin rrogë këtë muaj, ndërsa shtoi më tej se do hanë pensionin e prindërve dhe grosh.

“Nuk është procedurë që t’i bjerë bilbilit Klotilda dhe ne të hyjmë në komision. Nuk na intereson fare kjo gjë, punë e madhe se nuk e marrim rrogën këtë muaj. Do hamë pensionin e plakës, do hamë grosh”, tha Korreshi kur u pyet për rrogën, për të cilën rrezikon të mos e marrë për shkak të përjashtimit për disa ditë me radhë.

  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos