U regjistruan si kosovarë në Londër, Rama: Së shpejti nismë ligjore në Shqipëri për regjistrimin e fëmijëve

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2024, 14:13 | Politikë

Së shpejti një nismë ligjore për regjistrimin në Shqipëri të të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë këtu në Angli. Këtë premtim dha kryeministri Edi Rama në takimin me bashkatdhetarët në Londër, teksa foli për vitin e luftës së Kosovës.

“Disave prej jush u është dashur të fshehin identitetin e tyre disa të bëjnë p[unë që nuk i kishin parë as në ëndrrën më të keqe dhe të tjerë kalojnë vështirësi për regjistrimin e fëmijëve bë Shqipëri. Së shpejti do të ndërmarrim një nismë ligjore për regjistrimin pa telashe në Shqipëri të të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë këtu në Angli dhe do vazhdojmë përpjekjet diplomatike pranë qeverisë së re britanike për t’ju mundësuar të gjithëve ju që keni një emër nga ajo kohë rikthimin e emrit të nënës e babës në të gjitha raste kur ju e dëshironi. Në atë kohë shumë prej nesh udhëtuan drejt Britanisë ku u regjistruan si refugjatë politikë për të fituar lejen e qëndrimit dhe për të jetuar. Sot është kollaj të thuhet se ata abuzuan me sistemin e këtushëm duke ndërruar emër dhe mohuar vetveten. Por vetë ndarja mes refugjatëve politikë dhe ekonomikë jo si në kushtet e atij viti është një mjet për të justifikuar përjashtimin shoqëror në një Europë që është e kapur në kurthin e politikës dritëshkurtër të zgjedhjeve të radhës”.

Rama theksoi se Anglia ka përfituar më shumë nga shqiptarët sesa e kundërta.

“Ju shqiptarët kemi përfituar më pak sesa ka përfituar ky vend nga ju dhe kjo nuk është retorikë por e vërtetë që vlen për të gjithë shqiptarët që janë krenaria kombëtare e një Shqipërie që më në fund ka nisur t’ju bëjë edhe ju krenarë, siç ju e bëni krenar në art, biznes e shkencë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos