VanHorn takohet me Peleshin: Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë me Kuvendin

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 14:58 | Politikë

VanHorn takohet me Peleshin: Presim me kënaqësi të

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, u takua me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, të martën, raporton A2 CNN.

VanHorn takohet me Peleshin: Presim me kënaqësi të

Sipas një njoftimi të shkurtër në rrjetet sociale, takimi u bë për të diskutuar mbi përparësitë e Kuvendit dhe fushat kyçe me interes për Administratën Trump, duke përfshirë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të investimeve, me qëllim forcimin e sigurisë dhe mirëqenies për Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët e saj.

VanHorn takohet me Peleshin: Presim me kënaqësi të

“Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë me Kuvendin për këto objektiva të përbashkëta”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos