VIDEO/ Peleshi, Manja, Çuçi e Felaj ja marrin këngës: Po ku ka si ti o Shqipëria ime

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2024, 12:33 | Politikë

Deputetja socialiste Ermonela Felaj ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me deputetë të tjerë të PS, si Ulsi Manja, Bledi Çuçi dhe kreun e Grupit, Niko Peleshi, duke kënduar këngë patriotike shqiptare e duke kërcyer.

“Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, është kënga që kanë kënduar deputetët socialistë, shkruan A2 CNN.

Video besohet se është bërë ditën e djeshme në Kosovë, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy Kuvendeve.

Kujtojmë se ditën e djeshme, u mbajt mbledhja e përbashkët e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Mbledhja u shoqërua me deklarata të forta, por edhe me tensione të vogla mes mazhorancave dhe opozitave në të dy vendet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos