“Vringëllima shpatash”- Nurellari analizon mbledhjen e 2 kuvendeve: Ç’ndodhi mes Ramës e Kurtit

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2024, 21:50 | Politikë

“Vringëllima shpatash”- Nurellari analizon mbledhjen e 2

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adri Nurellari, është shprehur se në mbledhjen e sotme të dy kuvendeve, Shqipërisë e Kosovës, kishte ‘vringëllima shpatash’ mes kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti.

Komentet Nurellari i bëri në ‘Çdo Kënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN, ku tha se veç përplasjeve mes Ramës e Kurtit, ishte edhe lufta e brendshme politike e Shqipërisë, që sipas tij, u transferua në Prishtinë.

Ai tha gjithashtu se kishte mospërputhje të shumta mes drejtuesve të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, lidhur me çështje të rëndësishme, si sfidat ndërkombëtare dhe pozicionimi i Kosovës në arenën botërore.

“Nëse ka nxjerrë në pah një gjë ky takim, është një mungesë e theksuar e unitetit kombëtar mbi çështjet më të rëndësishme. Kishte mospërputhje për çështjet e djalogut, kishte mospërputhje përsa i përket pozicionimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe procesin e integrimit euroatlantik, kishte mungesë uniteti për sa i përIet qëndrimeve për sfidat kryesore ndërkombëtare.

Madje kishte edhe vringëllima shpatash. Nga njëra anë kemi Ramën që i predikon Kosovës në shtëpinë e vet se çfarë do të bëjë me Serbinë, duke treguar edhe një lloj dhembshurie me mënyrën sesi predikonte, pastaj kemi edhe Kurtin që bënte leksione, që thoshte se Shqipëria duhet të bëjë rolin e vet, duke thënë ‘ju nuk i keni dhënë asgjë Preshëvës’. Patëm pastaj edhe konfliktin e brendshëm të politikës së Shqipërisë të transferuar atje”, tha Nurellari, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos