VKM-ja për faljen e gjobave/ Koalicioni Euroatlantik kallëzon në SPAK kryeministrin Edi Rama për shkelje të Kodit Zgjedhor

Nga Anesti Barjamemaj
9 Maj 2025, 18:14 | Politikë

VKM-ja për faljen e gjobave/ Koalicioni Euroatlantik kallëzon në

Koalicioni Euroatlantik ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama, për vendimin e Këshillit të Ministrave për faljen e gjobave administrive të vëna nga qeveria nga viti 2015 deri në vitin 2024.

Kallëzimi është depozituar nga kandidati për deputet i Koaliconit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Rajmond Dervishi, i cili shprehet se VKM është në shkelje të rëndë të kodit penal, kodit zgjedhor dhe të parimeve themelore të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas tij, miratimi i kësaj VKM-je në këtë fashë kohore ka për qëllim deformimin e vullnetit të zgjedhësve për ti gënjyer për një grusht votash. Dervishi gjithashtu thotë se kryeministri është trembur nga sondazhet reale pasi nuk kap dot 71 mandate.

Postimi i plotë i Rajmënd Dervishit:

"Kallëzim Penal

Kundër KM në detyrë z. Edi Rama.

Drejtuar: z. Altin Dumani, drejtues i SPAK.

Kur kemi hyrë në 24 orëshin e fundit të qeverisë në detyrë, hajduti permanent i kthyer në kleptoman të vesuar Kryeministri në detyrë Edi Rama, i trëmbur nga sondazhet reale i cili nuk kap dot 71 mandate, në shkelje të rëndë të kodit penal, kodit zgjedhor dhe të parimeve themelore të Kushtetuës së RSH dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ka miratur më datë 9.5.2025 VKM-në për faljen e gjobave administrive të vëna nga qeveria e tij gjobëvënëse nga viti 2015 deri në vitin 2024.

Miratimi i kësaj VKM-je në këtë fashë kohore ka për qëllim deformimin e vullnetit të zgjedhësve për ti gënjyer për një grusht votash". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos