Policia e Korçës ka reaguar menjëherë mbi videon e publikuar nga Edmond Spaho, ku pretendonte se kandidati socialist në qarkun e Korçës, Arjan Jaupllari po tentonte të blinte vota në disa familje në zonën e Maliqit.
Si pasojë e veprimeve të shpejta hetimore, policia bën me dije se nuk konstatoi asnjë veprim të kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave nga ana e kandidatit socialist Jaupllari.
Për këtë arsye, autoritetet nisën procedim penal ndaj shtetasit që realizoi videon A. P, 34 vjeç për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Ky shtetas rezultoi i dënuar më parë për vepra penale në fushën prodhimit dhe shitjes së narkotikeve dhe të krimeve kundër personit.
Gjithashtu, shtetasi A. P. ka refuzuar vënien në dispozicion të Policisë me qëllim ekspertimin të pajisjes me të cilën ka kryer ketë regjistrim, duke u bërë shkak për pengimin e hetimeve të mëtejshme nga strukturat ligjzbatuese.
(A2 Televizion)