Hetimori i koncesioneve në shëndetësi, PS vijon mbledhjet pa opozitën, akuzon PD për zvarritje

Nga A2 CNN
18 Tetor 2024, 11:57 | Politikë

Hetimori i koncesioneve në shëndetësi, PS vijon mbledhjet pa

Ndërkohë mazhoranca vijoi me mbledhjet e Komisionit Hetimor, ndonëse në salle nuk ishte asnjë nga deputetët e opozitës që kanë edhe drejtimin e tij. Nënkryetari Plarent Ndreca nënvizoi nevojën për të gjetur një balancë mes kërkesave të opozitës dhe respektimit të afatit që ka komisioni për të mbyllur hetimin.

“Ashtu si e theksuam në mbledhjen e shkuar që duhet të gjenim një balancë të drejtë të respektimit të kërkesave të opozitës dhe afateve të komisionit hetimor që përfundojnë më 22 tetor. Kemi shumë pak kohë në dispozicion, por nuk kemi shumë dëshmi për të amrrë, por duhet të respektojmë këtë afat. Mendoj të vijojmë me rendin e ditës. Janë prezent 8 anëtarë të komisionit”, tha Ndreca, raporton A2.

Ndërsa socialisti tjetër, Petro Koçi, akuzoi kryetaren Albana Vokshi se qëllimisht po zvarrit punën për të krijuar alibi për mazhorancën. 

“Dua të denoncoj taktikën e kryetares së këtij komisioni dhe minorancës në këtë komision për të zvarritur deri në bllokim, hetimin parlamentar me synimin për të krijuar alibi që kur të vijë momenti për të kërkuar shtyrje sërish të këtij komisioni të pretendojnë që është mazhoranca ajo që bllokon hetimin e nuk lufton hetimin. Ne ëndrrat pozitive të PD i realizojmë si mazhorancë. Këtë hetim do ta çojmë deri në fund”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos