Vota e diasporës, Alibeaj: Do t’i drejtohemi SPAK, kuvendi nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
2 Maj 2024, 15:35 | Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zyrtare, Enkelejd Alibeaj, paralajmëroi se do të depozitojnë padi në SPAK kundër Kuvendit për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës. Nga oborri i Kuvendit, Alibeaj tha se deputetet duhet të reagojnë dhe të gjithë qytetarët të jenë të barabartë.

“Që nga ndryshimet kushtetuese të 2016-ës dhe ndryshimet ligjore një nga mjetet për moszbatimin e një vendimi gjyqësor në këtë rast edhe të Gjykatës Kushtetuese është t’i drejtohemi SPAK-ut për të gjithë ata që kanë pasur detyrimin që brenda asaj koje Gjykata kushtetuese ia la këtij parlamenti dhe i la jo pak, por një vit 9 janar 2023-10 janar 2024. Ajo që duhet të bëjë politika duhet t’i nënshtrohet ligjit si gjithë qytetarët, madje politikës i takon më shumë se të tjerët që sa herë vihet në dijeni që ka shkelje ligjore, penale dhe në këtë parlament ndodhin çdo të enjte, do të duhet të bëjë detyrimin që bën çdo qytetar; t’i drejtohet institucioneve. Këtë duhet të bëjmë edhe ne”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos