Në prag të dy takimeve të rëndësishme politike në Londër; atij të Partisë Demokratike më 17 nëntor dhe të Partisë Socialiste më 24 nëntor, “Çdo kënd” me Merita Hakjan i kushtoi vëmendje këtë të premte votës së diasporës dhe si mund të ndryshojë ajo lojën politike. Në një lidhje Skype nga Londra, Daniel Nikolla nga departamenti i PD-së dhe aktivist në Londër dhe aplikonit për deputet i PS-së Ervin Mulaj, njëkohësisht aktivist i PS në Londër, ndanë në A2 CNN qëndrimet e tyre.
Demokrati Daniel Nikolla shpalosi në A2 CNN, 4 shtyllat ku bazohet organizimi i diasporës së PD-së për zgjedhjet e viti të ardhshëm, teksa ndau edhe detaje nga takimi i së dielës.
“Do të jenë 3 të dërguar nga PD e Shqipërisë që do t’i mirëpresim në Angli dhe të dielën do të organizojmë një takim ku do të flitet për problematikat që hasin demokratët e diaspora në Angli dhe cilat janë ato gjëra që PD ka filluar t’i prezantojë si pjesë e një programi. Kemi folur për shumë gjëra të mëdha. Organizimi ynë për zgjedhjet bazohet në 4 shtylla; e para denoncime e protesta; e dyta idetë e propozimet ku ne departamenteve na është lënë hapësira për propozime kemi ardhur me propozime të ndryshme si ajo e shekullit të shqiptarëve dhe e punëve të mira, që PD ka kryer ndër vite që kur të shkojmë në fushatë të jemi të përgatitur; e treta veprimi ndërinstitucional, paçka se jemi të ngurtësuar e anatemuar në këtë aspekt po punojmë edhe në Angli e SHBA; e katërta e militantëve që do jenë ata që do të përplasen me bandat e autokracinë, pushtetin e krimit e gjithçka në këto muaj deri në zgjedhje”.
Socialisti Ervin Mulaj vlerësoi kryeministrin Edi Rama dhe nismën për votën e diasporës dhe tha se me të do të bëhet trend kthimi dhe jo emigrimi i shqiptarëve. Emigrant që prej vitit 2014 në Londër ai thotë se dëshiron që fëmijët e tij t’i rrisë në Shqipëri.
“Rama ka marrë një nismë që të gjithë shqiptarët në mbarë botën për herë të parë u është dhënë e drejta e votës kjo është gjë e mirë shteti shqiptar është ngritur në nivelin e duhur. Investimet strategjike apo emigrantët që të kthehen e të investojnë kursimet është diçka shumë pozitive është ide e mirë që të thithë investitorët shqiptarë. E kam parë PS si forcë që e ka çuar Shqipërinë në rrugën e duhur dhe po e drejton Shqipërinë që ne të jemi aty ku duhet. Do bëhet trend kthimi, jo emigrimi. Shqiptarët në botë do të jenë të predizpozuar për t’u kthyer dhe investuar në vendin e tyre, turizmi është një ndër sektorët. Dëshira ime është të kthehem në Shqipëri ajo që dua unë është që fëmijët ti rris në Shqipëri. Këtu ka kulturë tjetër. Nuk dua ta humbas fëmijën. Shqipëria po ndryshon për mirë”.
Të pyetur për bindjet e tyre, Nikolla dhe Mulaj ia atribuojnë traditës familjare dhe vlerave që ato përfaqësojnë, ndërsa tregojnë sesi diaspora do të kthehet në ndryshimbërëse të politikës.
Për Nikollën PD më shumë se miti i liderit respekton vendimet kolegjiale dhe secilën hallkë.
“Si pjesë e departamentit brain gain, jemi pjesë e një partie të djathtë besojmë te vlerat e djathta, Berisha duam, apo s’duam është kryetar i zgjedhur me votë popullore brenda PD. Nëse duam lider tjetër, kur të kemi një kandidat që fiton zgjedhjet do e respektojmë atë vendim dhe do punojmë për të. Më shumë se miti i liderit, ne respektojmë një vendim kolegjial, të përbashkët dhe bashkëpunojmë që ti japim secilës hallkë respektin që meriton. Ne si diasporë do kthehemi në ndryshimbërës kur i japim respektin secilës hallkë. Po punojmë për programin e PD në zgjedhje dhe po bëjmë punën tonë për të identifikuar gjërat më të mira për të kthyer të rinjtë aty”.
Përkundër qeverisë, Nikolla thotë se PD është një një pozcion më të dneruar për t’iu qasur diapsorës për shkak sipas tij të inkriminimit të shumicës qeverisëse.
“Përveç Salianjit e kryetarit të partisë në këto 12 vite nuk kemi asnjë ish-ministër apo anëtar të opozitës. Kurse ne qeveri kemi mbi 500 persona që kanë punuar në administratë janë dënuar. Eshe në opozitë megjithë problematikat jemi në një pozicion më të nderuar me diasporën. Po shkojmë për të dhënë zgjidhje”.
Sikurse Rama edhe socialisti Mulaj thekson se përgjegjësia është inidviduale dhe thotë Rama ka një plan të qartë për Shqipërinë, që kërkon angazhimin e gjithsecilit.
“Mendoj që është nominuar nga shqiptarët për të arritur ku duhet. Ka treguar aftësinë për të balancuar diplomacinë mes lindjes e perëndimit. Është lider europian, perëndimor e rajoni. Sa i përket arrestimeve, ato janë me vend. Rama ka plan të qartë për Shqipërinë, do ta çojë përpara. Kush fut dorën në xhepin e qytetarëve përfundon aty. Jam me ide të majta. Ne sjellim frymën e ndryshimit në të gjithë aspektet. Ndryshimi vjen nga angazhimi i secilit prej nesh dhe të promovojmë vlerat konstruktive për fëmijët tanë”.
(A2 Televizion)